E premte, 10 Maj, 2024

Meta drejtuar të rinjve: Mësojeni gjermanishten

Lexoni edhe..

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në takimin me studentët u shpreh se qeveria po ndjek politika të qëllimshme për të mos financuar arsimin. Sipas tij, vetëm regjimet autokratike kanë frikë prej studentëve dhe intelektualëve.

Ndër të tjera, ai e shfrytëzoi fjalën e tij për të përçuar edhe një mesazh.

Ai iu bëri thirrje të rinjve që duan të largohen që të angazhohen në vendin e tyre, pasi, shtoi ai, Atdhe dhe prindër nuk kanë për të gjetur në asnjë vend të botës.

“Unë e çmoj shumë këtë angazhim dhe sakrificë të tyre, që e bëjnë edhe për gjeneratat e ardhshme, që universitetet tona të gumëzhijnë sa më shumë. Në kushtet aktuale ne e dimë të gjithë se çfarë mangësish ka sot në universitete, në laboratorë, etj… e për të mos folur pastaj për kërkimin shkencor. Gjermanishten mësojeni, por jo për të ikur, për t’u larguar nga vendi, sepse çdo gjë mund të gjeni ju në mbarë botën, por atdhe, prindër, nuk keni për të gjetur. Të bashkojmë forcat për arsimin dhe për të realizuar shumë shpejt atë ndryshim të domosdoshëm që e bën Shqipërinë vendin që u përket të rinjve. Unë pres një angazhim edhe më të madh, në respekt të fuqisë dhe të ëndrrave tuaja, të cilave nuk mund t’u vendosë askush kufij, sepse ato janë gëzimi më i madh për çdo familje shqiptare dhe për mbarë kombin.”, u shpreh Meta./FolDrejt/

Të ngjajshme