Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha sot se takimi trepalësh midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës për dëshirën e tyre për t’u anëtarësuar në NATO është i kotë, pas protestave të janarit në Stokholm.
“Nuk ka asnjë ofertë për të trajtuar në mënyrë të pavarur aplikimet për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës”, tha Çavuşoğlu në një konferencë për shtyp, raporton Reuters.
Disa protesta pro-kurde u zhvilluan në Stokholm në janar, duke shprehur mosmarrëveshje me bashkëpunimin midis Suedisë dhe Turqisë, dhe njëra prej tyre vari një kukull që përfaqësonte Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Fol Drejt.