Vlerësohet se rreth 7 mijë emigrantë, përfshirë mijëra fëmijë, janë nisur në këmbë nga Meksika jugore në përpjekje për të arritur në kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.
Një karvan migrantësh, me një pankartë ku shkruhej “Jashtë varfërisë”, u nis nga qyteti jugor meksikan Tapachula, pranë kufirit me Guatemalën.
Mediat lokale raportojnë se shumica e emigrantëve janë nga Kuba, Haiti dhe Hondurasi, por disa kanë ardhur edhe nga Bangladeshi dhe India, përcjell Fol Drejt.