Milan ka arritur të triumfojë në ndeshjen e parë pas rikthimit në kuadër të Serie A-së ndaj Lecces.
Rosonerët arritën të marrin një fitore të thellë në udhëtim, me rezultat 1:4.
Në minutën e 26-të, Castillejo shënoi për epërsinë fillestare të Milanit, ndërsa vendasit arritën të barazonin rezultatin vetëm në pjesën e dytë në minutën e 54-të me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Mancosu.
Mirëpo rosonerët me dy gola për dy minuta në të 55-të dhe 57-të nga Bonaventura dhe Rebic dyfishuan epërsinë, ndërsa golin për rezultatin përfundimtar e shënoi Leao në minutën e 72-të të ndeshjes.