Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace mbërriti dje në një vizitë të paparalajmëruar në Kiev për bisedime me homologun e tij ukrainas Alexey Reznikov për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi.
Të dy zyrtarët diskutuan përpjekjet aktuale të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n, si dhe dërgesat e armëve perëndimore në Kiev, raportoi Daily Mail.
Ministri britanik zbuloi javën e kaluar se forcat ukrainase përdorën raketa lundrimi Storm Shadow, të cilat furnizoheshin nga Britania e Madhe, kundër objektivave ruse, transmeton Fol Drejt.