Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliu, ka takuar homologun nga Estonia, Madis Kallas.
Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Aliu, përmes një postimi në facebook, në të cilin ka treguar se bashkë me homologun estonez kanë diskutuar në veçanti për intensifikimin e bashkëpunimit për menaxhimin e mbeturinave, krizën energjetike, politikat për ruajtjen e mjedisit, energjinë jo-ndotëse, zhvillimin ekonomik në përputhje me natyrën, si dhe bashkërendimin e Kosovës për iniciativen e Ditës Botërore të Pastrimit, që njëherit është programi vjetor i veprimit social që synon të luftojë problemin e mbetjeve.
“Në krye të herës, vlen të theksohet se shprehëm mirënjohjen e pamatë për përkrahjen e Estonisë, për mundësitë që kemi para nesh për thellimin e bashkëpunimit, si dhe bindjen se mbesim shumë të përkushtuar për të zgjeruar marrëdhënien tonë të posaçme në çdo rrafsh të mundshëm.”, është shprehur tutje ministri Aliu./FolDrejt/