Ukraina ka nevojë për një financim shtesë prej 10 miliardë dollarësh për të mbuluar nevojat e saj buxhetore në vitin 2023 dhe për të filluar rindërtimin e ekonomisë, tha për CNN, ministri ukrainas i Financave Sergii Marchenko, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Marchenko u takua me Kristalina Georgieva, drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në Kiev të hënën, më 20 shkurt, të cilën ai e quajti shumë produktive.
“Tani ne shohim se marrëdhënia jonë është mjaft e qëndrueshme dhe ne po lëvizim në drejtim të një programi të plotë me FMN,” tha Marchenko.
Ai shtoi se Ukraina është “e gatshme të përmbushë të gjitha kërkesat dhe kushtet për të qenë në gjendje të vazhdojë me programin”.
Ai tha se kjo do të përfshijë masat e nevojshme për të stabilizuar situatën makroekonomike dhe për të krijuar një mjedis për përgjegjësi fiskale.
Ai i tha CNN se palët kishin rënë dakord të fillonin diskutimin e programit të ri brenda javësh. /FolDrejt/