Ministri i Jashtëm kinez Qin Gang vuri në dukje sot se zgjatja e luftës në Ukrainë mund të çojë në pasoja negative.
“Zgjatja e luftës do të çojë vetëm në vështirësi të reja. Është e nevojshme që një armëpushim të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Qing në një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz, raporton TASS.
Ai theksoi se konflikti në Ukrainë duhet të zgjidhet me metoda politike që do të ndihmojnë për të gjetur “rrugën drejt sigurisë afatgjatë në Evropë”./FolDrejt/