Në Ministrinë e Mbrojtjes, nesër, duke filluar nga ora 15:15, do të vijë për vizitë zyrtare Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, me delegacionin e tij të lartë.
Me këtë rast, ai do të pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të ketë takime tête-à-tête dhe në nivel të të dy delegacioneve, transmeton Fol Drejt.
Në fund të takimit, të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media./FolDrejt/