Gjatë vizitës zyrtare në Izrael, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë komemorative në kujtim të ish-presidentit izraelit, Shimon Perez.
Krasniqi, thotë se është i nderuar që të jetë pjesë e kësaj ceremonie teksa ish-presidentin e vlerëson si person që ka inspiruar botën dhe ka trasuar rrugën e paqes, njofton Klankosova.tv.
“I nderuar të jem pjesë e ceremonisë komomerative në kujtim të Presidentit të ndjerë izraelit Shimon Perez, i cili ka inspiruar botën dhe ka trasuar rrugën drejt paqes”.
“Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Presidenti i Shtetit të Izrealit Sh.T.Z Isaac Herzog, Ministrja e Transportit dhe Sigurisë Rrugore të Izraelit znj. Merav Michaeli, anëtarë të korpusit diplomatik dhe personalitet të tjera të respektuara” ka thënë Krasniqi.