Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ka nisur gara për të zgjedhur ushtarin më të mirë për vitin 2023, trasmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur Mehaj, në këtë garë po marrin pjesë 50 garues, pjesëtarë të FSK-së dhe ushtarë nga shtetet partnere si SHBA, Kanada, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut e Jordani.
Garuesit do të sfidohen në disiplinat si: test fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë, navigim tokësor, kalim i poligonit të besueshmërisë, hedhje e granatës, ndihmë e parë, vëzhgim i terrenit dhe marshim./FolDrejt/