Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, shkruan Fol Drejt.
Në kuadër të kësaj vizite, Mehaj është takuar me presidentin e industrisë së mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Haluk Görgün.
Me rastin e këtij takimi, Mehaj ka përmendur blerjen e dronëve së fundmi nga ky shtet, duke theksuar se blerjet me shtetin e Turqisë janë produktive, më të shpejta dhe më të sigurta, ndaj edhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Ngritja e kapaciteteve tona në fushën e mbrojtjes është njëri nga prioritetet tona të cilit i kemi kushtuar rëndësi të veçantë.
Takimi me presidentin e industrisë së mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Haluk Görgün, blerjet shtet me shtet nga Republika e Turqisë kanë qenë produktive, më të shpejta dhe më të sigurta, prandaj bashkëpunimi ynë në këtë aspekt, do të vazhdoj edhe në të ardhmn.
Blerjet tona do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët tanë dhe sipas standardeve të NATO-së. Ushtria jonë është duke u pajisur me teknologjinë e fundit të armatimit për qëllime mbrojtese.”, është shprehur Mehaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/