Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar 41 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kanë rënë në Jabllanicë të Dushkajës, transmeton Fol Drejt.
“Më 17 maj të vitit 1999 ishte zhvilluar njëra nga betejat më të ashpra mes çlirimtarëve tanë dhe paramilitarëve okupator serb. Në këtë betejë Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte korrur sukses dhe kishte gjunjëzuar forcat kriminale të shtetit të Serbisë. “, është shprehur ministri Mehaj.
“Kjo betejë ishte spikatur dhe përshëndetur me vlerësime të larta edhe nga ish Gjenerali amerikan, Wesley Clark.
Lavdi dëshmorëve të rënë për liri, mirënjohës dhe falënderues përgjithmonë!”, ka shtuar Mehaj më tej./FolDrejt/