Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur në një takim këshilltarin bilateral të sapocaktuar të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Turqisë, kolonel Mustafa Pamuk.
Siç thotë Mehaj, gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën ushtarake me Forcat Turke, implementimin e Planit Bilateral, ristrukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe rëndësinë e aprovimit dhe zbatimit të dy marrëveshjeve me Republikën e Turqisë në fushën e trajnimeve, shkollimit akademik dhe shkëmbimit të përvojave.
“Si shtet partner i yni, duke vlerësuar gjithashtu dhe angazhimin e oficerëve turq në kuadër të Zyres Ndërlidhëse të NATO-s, do të vazhdojmë punën në drejtim të avancimit të FSK-së dhe sigurisë së vendit.”, ka thënë Mehaj./FolDrejt/