Në fjalimin e tij të natës me video, Zelenskyy tha se samiti i NATO-s i kishte dhënë Ukrainës një themel sigurie që nuk e kishte arritur kurrë më parë, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Kjo eshte shume e rendesishme. Për herë të parë që nga pavarësia jonë, ne kemi krijuar një themel sigurie për Ukrainën në rrugën e saj drejt NATO-s”, tha Zelenskyy në një video të postuar në Twitter.
“Këto janë garanci konkrete të sigurisë të konfirmuara nga shtatë demokracitë më të mira të botës. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur një bazë të tillë sigurie dhe është në nivelin e G7-ës.”
Udhëheqësi ukrainas shtoi: “Më parë, sundimtarët e Rusisë donin të kishin gardhin e tyre përpara derës së NATO-s. Ne e kemi lënë këtë ambicie ruse në margjinat e historisë evropiane – pas gardhit të unitetit tonë në Evropë dhe, më gjerë, në botën e lirë”./FolDrejt/