Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka shprehur ngushëllime për viktimat në tërmetin i cili goditi Turqinë dhe la të vdekur qindra persona.
Për këtë ai shprehu gatishmërinë e plotë të Kosovës për të ndihmuar, përcjell Fol Drejt.
“Sot u zgjuam me lajmin tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit.
Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta.
Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.
Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!”, u shpreh Mehaj në Facebook./FolDrejt/