Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angleo Michele Ristuccia, transmeton Fol Drejt.
Sich njofton vetë Mehaj, gjatë bisedës me komandantin ministri kosovar ka shprehur mirënjohjen për trupat e KFOR dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit.
“Po ashtu komandantin e njoftova për zhvillimin e FSK-së dhe përgatitjet që po bëhen për realizimin e suksesshëm të ushtrimit ndërkombëtar Defender ’23.
Me këtë rast, gjeneral Ristuccia shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.”, është shprehur tutje Mehaj./FolDrejt/