Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e dëshmorit Albesian Mataj, nga ku tha se të gjithë dëshmorët e kombit do të përkujtohen dhe nderohen me krenari, shkruan Fol Drejt.
“Vizitë në familjen e dëshmorit, Albesian Mataj nga komuna e Gjakovës.
Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Albesiani ishte radhitur nga viti 1998. Ai kishte shkuar disa herë për furnizim me armatim nga Shqipëria, detyrë të cilën e kryente me përkushtim të lartë.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se më vonë Albesiani ishte sistemuar në njësitin “Shqiponjat e zeza” ku ishte shquar për trimërinë dhe guximin e treguar përgjatë aksioneve të cilat ishin ndërmarrur nga ky njësit. Ai u përjetësua në shërbim të popullit dhe atdheut.
“Albesianin dhe të gjithë dëshmorët e kombit do t’i përkujtojmë e nderojmë gjithmonë me krenari.
Lavdi!”, u shpreh në fund Mehaj. /FolDrejt/