Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka konfirmuar se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata
Sveçla ka deklaruar se blerja e këtyre armëve do të rris efikasitetin në luftimin e krimit.
“Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ministri ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës.