Kuleba thekson se Ukraina është i vetmi vend në Evropë ku njerëzit vdesin për vlerat mbi të cilat bazohet BE-ja dhe kjo duhet respektuar.
Refuzimi për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE do të nënkuptonte mashtrim të Ukrainës nga Evropa, vlerësoi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba.
Ai tha për Financial Times se Ukraina pret të marrë statusin e një kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë verë dhe se nëse nuk merr statusin e një kandidati, kjo do të thotë vetëm një gjë – se Evropa po përpiqet ta mashtrojë atë, transmeton Fol Drejt.