Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur rreth mundësisë së shtërngimit të masave anti-Covid.
Zemaj është shprehur se këtë javë nuk pritet të ketë masa të reja, por të enjtën do të bëhet rivlerësimi i komunave sipas zonimit.
Ai në televizionin Kanal10 ka thënë se nëse është nevoja në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe kërkohet nga qeveria masa shtërnguese për uljen e infeksionit do të shqyrtohen.
Qeveria e Kosovës është paralajmëruar për protesta nga kategori të ndryshme biznesore në Kosovë në rast se shtërngohen masat.