Që nga shtatori, Rusia ka lëshuar një numër të madh të dronëve iranianë (UAV) në objektivat ukrainase, njoftoi sot Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Mund të konkludohet se Rusia pothuajse ka shteruar stokun e saj aktual të këtyre armëve iraniane dhe pritet që Moska të kërkojë dorëzimin e një serie të re, sipas një deklarate të ministrisë britanike të publikuar në Twitter, raporton Reuters.
Sulmet ruse ishin një kombinim i dronëve dhe sistemeve tradicionale të armëve, shtoi në një deklaratë Ministria Britanike e Mbrojtjes, transmeton Fol Drejt.