Nesër, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mban konferencën përmbyllëse për media, transmeton Fol Drejt.
Kjo konferencë do të mbahet me fillim nga ora 14:30, në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i cili gjendet në Rr. “Ukshin Hoti” – Kompleksi “Ramiz Sadiku”në lagjen Pejton.
Siç njofton Ministria e Bujqësisë, në këtë konferencë do të shpalosen të arriturat e deritanishme, zhvillimet, gjendjen aktuale, si dhe planet për vitin e ardhshëm./FolDrejt/