Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha se kërkesa fillestare e trupave ukrainase për artileri të NATO-s të kalibrit 155 mm është përmbushur 90 për qind.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Ana Malijar, tha sot se Kievi ka marrë vetëm 10% të armëve që i nevojiten nga Perëndimi.
“Pavarësisht se sa përpjekje bën Ukraina, ne nuk do të jemi në gjendje ta fitojmë luftën pa ndihmën e Perëndimit. Ne morëm vetëm 10 për qind të asaj që tha Ukraina, nga ajo që na nevojitet,” tha Maljar për kanalin ukrainas TV 24, transmeton Fol Drejt.