Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka ftuar qytetarët e vendit të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe ‘23”, transmeton Fol Drejt.
Siç thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, ky aktivitet ndërkombëtar do të mbahet të dielën, më 21 maj, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë./FolDrejt/