Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë me dije se ka iniciuar kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, ndaj zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve si dhe ndaj personave përgjegjës të kompanisë.
Ky kallëzim vjen nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Si rrjedhojë kjo ministri ka marrë vendim që ta pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, deri në një vendim tjetër./FolDrejt/