Gjermania dhe aleatët e saj evropianë do të qëndrojnë pranë Moldavisë këtë dimër dhe nuk do të lejojnë që presidenti rus Vladimir Putin ta gjunjëzojë atë vend, tha sot Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock.
Rreth 45 vende dhe institucione u mblodhën sot në një konferencë donatorësh në Paris, për të ndarë miliona euro ndihma për Moldavinë, sepse po rritet frika se mund të destabilizohet më tej për shkak të konfliktit në Ukrainë.
“Ne nuk do ta lëmë Moldavinë vetëm në të ftohtë apo në errësirë, as në recesionin e ardhshëm,” u tha Burbok gazetarëve në një konferencë donatorësh për Moldavinë në Paris, raporton Reuters. transmeton Fol Drejt.