Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, është shprehur se Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë.
Duke folur në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard, Gërvalla ka theksuar se Qeveria Kurti në çdo rast do ta mbrojë shtetin ligjor dhe demokracinë.
“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë. Ne, si Perëndim në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë”, ka thënë Gërvalla.
“Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçiqin nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim, vetëm me një qëndrim kristal. BE-ja nuk e ka këtë sepse nuk është dakord”, ka shtuar ajo më tej./FolDrejt/