Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, njoftoi se sot vizitoi Rrjetin e Grave të Kosovës.
Për këtë Haxhiu njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot, vizitova Rrjetin e Grave të Kosovës.
Bashkë, diskutuam për punët e përbashkta dhe që ndërlidhen me adresimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore, protokollin për adresimin e dhunës seksuale, projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje dhe me bazë gjinore si dhe për qendrat për punë sociale dhe planet e Ministrisë së Drejtësisë për të njëjtat.
Përveç veprimeve konkrete të dakorduara, i falenderova edhe për punën e madhe që kanë bërë ndër vite”, u shpreh Haxhiu në njoftim./FolDrejt/