Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, sot është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Mbështetjen dhe gatishmërinë në ndihmën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë kosovare të shtetit francez e konfirmoi sot ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert gjatë takimit me Ministren e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq.
Siç bëhet e ditur në njoftim, ministrja Zhiviq me këtë rast e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.
Nga ana tjetër, ambasadori Chabert duke uruar ministren Zhiviq për detyrën e re, edhe njëherë konfirmoi angazhimin e shtetit francez për të ofruar ndihmë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit.