Një person ka dëmtuar instalimin e rrymës në një objekt kolektiv banesor.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmë, rreth orës 20:20.
Sipas raportit 24 orësh, raportohet se i dyshuari mashkull kishte bërë kyçje ilegale në njehsorë të rrymës dhe për pasojë ka dëmtuar instalimin e rrymës në objektin kolektiv banesor.
Tutje bëhet me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i KEDS-it dhe zjarrfikësit.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/