Një person ka raportuar se i është dëmtuar xhami i veturës së tij, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, mbrëmë, rreth orës 21:30.
Sipas raportit 24 orësh, theksohet se viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga ndonjë person i panjohur i ishte dëmtuar xhami i veturës së tij.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.