Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se do të organizohet turne historik i Ansamblit Popullor të Shqipërisë.
Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Republikës së Shqipërisë do të realizojë turneun historik në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, njofton Ministria, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast do të mbahet dhe konferencë për media gjatë ditës së nesërme (21.04.2022), ora 12:30, në objektin e Komunës së Gjakovës.
Turneu do të realizohet sipas kësaj agjende:
25 Prill 2022 në qytetin e Prizrenit
26 Prill 2022 në qytetin e Gjakovës
27 Prill 2022 në qytetin e Gjilanit
28 Prill 2022 në qytetin e Shkupit
Ky turne organizohet në kuadër të rijetëzimit, kujtesës dhe promovimit të trashëgimisë tonë kulturore, brez pas brezi. Për përcjelljen e vlerave më të mëdha artistike kombëtare që ruhen me fanatizëm nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.
Ky turne është në zbatim të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri – Kosovë 2022. Aktiviteti do të zhvillohet në ciklin e një turneu disa ditor në disa qytete të Kosovës si Prizren, Gjakovë, Gjilan, Lugina e Preshevës dhe Shkup në Maqedonisë e Veriut.
Ky turne rikthehet pas më shumë se 30 vjetësh në qytetet e Kosovës duke na rikthyer kështu edhe njëher jehonën dhe suksesin e pa diskutueshëm të Ansamblit Kombëtar në mbarë trevat shqiptare. Programi artistik do të bazohet në krijimet më të bukura të muzikës së kultivuar nga të gjitha trevat shqiptare si edhe në folklorin e pasur kombëtar./FolDrejt/