Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njoftoi se ka filluar restaurimi i shtëpisë së familjes Lokvica në Marash, Prizren, e cila ishte në prag të shkatërrimit të tërësishëm.
Për këtë ministria njoftoi përmes një postimi në profilin e tyre zyrtar në facebook, përcjell Fol Drejt.
“Shtëpia e familjes Lokvica në Marash, Prizren ishte në prag të shkatërrimit të tërësishëm. Ndërhyrjet emergjente dhe restauruese ishin të domosdoshme.
Tani shtëpia e ndërtuar në shek. XIX po funksionalizohet. Punimet janë drejt finalizimit dhe do të vazhdojë të bart vlerat shekullore të mjeshtërve tradicional edhe për shumë breza të ardhshëm.
Në mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore”, thuhet në njoftim./FolDrejt/