Mediat holandeze kanë prezantuar fotografi në të cilat duken dizajnët e mundshëm të modeleve më të reja të iPhone për këtë vit.
Në fotografi shihet se si mund të duket modeli më i ri i iPhone X për 2018, si dhe iPhone me ekran LCD 6.1 inç.
Apple për këtë vit planifikon tri modele të reja iPhone me 5.8 inç OLED, iPhone X 6.1 inç LCD, i cili do të jetë pasues i modelit origjinal nga viti i kaluar dhe iPhone X Plus me 6.5 inç OLED.
Këto modele pritet të kushtojnë më lirë, por do të pësojnë ndryshime në kamerë, derisa prerja në ekran do të jetë edhe më tej e pranishme, si dhe ekrani skaj më skaj, pa sensorin e gjurmëve të gishtërinjve.
Të gjithë iPhonet e ri 2018 pritet të prezantohen gjatë muajit shtator, ndërsa në treg do të dalin një muaj më vonë.