Luka Modric, i cili të mërkurën hyri në finalen e Kupës së Spanjës me Real Madridin, tha se prej vitesh është eliminuar në gjysmëfinale dhe në fazat e mëparshme të kësaj gare, ndaj është i lumtur që do të ketë mundësinë të ngrejë trofeun në Maj nëse Real Madridi fiton.
Real Madridi mundi Barcelonën me rezultat 4:0 të mërkurën, duke e përmbysur humbjen 1:0 në ndeshjen e parë. Me këtë Reali hyri në finalen e kupës për herë të parë që nga viti 2014, kur e ngriti trofeun.
“Ne kemi qenë gjithmonë afër, por finalja na ka shpëtuar disi gjithmonë, ndonjëherë në gjysmëfinale. Ne kurrë nuk arritëm të futemi në finale dhe ja ku jemi tani, pas pothuajse dhjetë vjetësh. Jemi shumë të lumtur dhe krenarë me veten për lojën në Barcelonë”, tha 37-vjeçari Modric, i cili ka fituar gjithsej 22 trofe me Real Madridin që kur mbërriti atje në verën e vitit 2012.
Më 6 maj, Real Madrid do të luajë finalen e Kupës së Spanjës në Sevilla kundër Osasunas. Reali këtë sezon tashmë ka fituar Superkupën e Evropës dhe Kampionatin Botëror të Klubeve, ndërsa të mërkurën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Chelsean. Në kampionat, megjithatë, janë 12 pikë prapa liderit Barcelonës dhe kanë humbur me ta edhe në finalen e Superkupës së Spanjës, transmeton Fol Drejt.