Refugjatët nga Ukraina kanë vijuar të dynden drejt Moldavisë, duke e nxitur lideren moldave të bëjë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për të përballuar fluksin.
“Ne kemi tani mbi 270,000 njerëz që kanë kaluar kufirin”, ka thënë kryeministrja moldave, Natalia Gavrilița për BBC, transmeton Fol Drejt.
“Me shumë se 100,000 njerëz kanë vendosur të qëndrojnë – të paktën përkohësisht. Për një shtet si Moldavia këto janë shifra të larta”. Moldavia, shtet i vogël me rreth 2.5 milionë banorë, gjendet mes Ukrainës dhe Rumanisë, dhe ka një prej ekonomive më të brishta në Evropë./FolDrejt/