Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, përcjell Fol Drejt.
Ndërkaq, vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.