Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Këto vranësira mund të sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 29-33 gradë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të IKSHP-së.