Vazhdojnë reshjet e shiut edhe përgjatë fundjavës, dy ditëve të ardhshme me mundësi edhe për bubullima.
Rajon ynë mbetet nën ndikimin e fushave jostabile të presionit të ulët, që do të vazhdojnë të sjellin mot të paqëndrueshëm dhe me reshje shiu edhe në ditët në vijim. Dy ditëve të ardhshme priten mundësi që reshjet të shoqërohen edhe me bubullima.
Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe përgjatë fundjavës, ku ditën e shtunë mund të jenë më të qëndrueshme, derisa edhe temperaturat pritet të pësojnë një rënie të lehtë.