Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por pastaj me vranësira që do të fillojnë nga gjysma e ditës.
Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në orët e pasditës mund të ketë reshje shiu.
“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dy diteve të vikendit. Në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasditës do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte pë reshje shiu”.
“Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër. Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, bëhet e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./FolDrejt/