Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Ndërkaq, mot kryesisht i ngjashëm parashihet të mbajë deri javën e fundit të këtij muaji, transmeton Fol Drejt.
“Edhe dita e diel parashihet të jetë kryesisht e ngjashme, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime, por do të jenë konstante me ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometerologjik.