Tottenhami vazhdon punën në merkato për t’i siguruar trajnerit Jose Mourinho përforcime për sezonin e ardhshëm.
Sipas medieve angleze, në krye të listës së “Spurs”-ave qëndron Will Hughes, i cili shihet si alternativë e duhur për repartin e mesit të fushës.
25-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri portugez dhe drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me Watfordin, që zotëron kartonin e futbollistit, i cili vlerësohet rreth 15 milionë euro. Për të siguruar shumën e parave që do të shërbente për të arritur te shërbimet e Hughes, më parë nga skuadra duhet të largohen Juan Foyth, Serge Aurier and Danny Rose, të cilët janë nxjerrë në merkato nga Tottenhami, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e Mourinhos për të ardhmen.