Sipas Mundo Deportivo, Barcelona do të humbasë mbrojtësin e Bayern Munichut, Benjamin Pavardin, pasi francezi tani kërkon të zgjasë kontratën e tij me bavarezët.
Pavard më parë deklaroi se po kërkon të kalojë në një projekt të ri, megjithatë, raporti thotë se vështirësia e Barcelonës për të paguar çmimin e kërkuar të Bayern Munich, së bashku me përmirësimin e marrëdhënieve të tij me Julian Nagelsmann, kanë bërë që ai të favorizojë të qëndrojë në Bayern Munich, transmeton Fol Drejt.