Në një njoftim javën e kaluar, Elon Musk i bëri thirrje Ukrainës që të qëndrojë neutrale dhe t’i dorëzojë zyrtarisht Krimenë Rusisë dhe propozoi mbajtjen e një referendumi nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara nëse territoret e pushtuara ukrainase duhet t’i bashkohen Rusisë.
Miliarderi amerikan Elon Musk ka mohuar sot deklaratën e themeluesit të Eurasia Group, Ian Bremer, se ka folur me presidentin rus Vladimir Putin për kushtet për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Musk ka shkruar se me Putinin kishte folur vetëm një herë, rreth 18 muaj më parë./FolDrejt/