Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Misliu, ka reaguar duke thënë se të gjitha partitë po flasin kundër PDK-së por duhet ta dinë se çdo e mirë në Kosovë ka ardhur nga ta.
Musliu përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, të gjithë e dinë që çkado që është punuar në këtë vend, është nga PDK-ja.
“Mirë po bëhet, me pozitë e me opozitë janë qu kunder PDK-së, në çdo debat e në çdo paraqitje. Këta e dinë mirë qe çkado që është punu e cdo e mirë qe ka ardhe në këtë vend është nga PDK-ja!”, shkruan Musliu./FolDrejt/