Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas rastit gjatë festës së Abetares, në të cilën nxënësit nga komunitetet jo-shumicë nuk u përfshinë në festë.
Për këtë ajo shkroi edhe në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është reagimi i plotë i ministres:
“Si ministre e MASHTI shpreh shqetësimin e thellë për rastin e raportuar në medie si diskriminues për pjesëmarrjen e nxënësve nga komunitetet: rom, ashkalinj dhe egjiptas në aktivitetin e sotëm të Festës së Abetares, në Pejë!
Këtë rast që bie ndesh me organizimin gjithëpërfshirës, do ta shqyrojmë me prioritet që nesër, me DKA-në e Pejës.
Parimi i mosdiskriminimit është pjesë e politikave dhe veprimeve tona në vazhdimësi, prandaj duhet respektuar dhe zbatuar në të gjitha nivelet.
Si ministre, mësimdhënëse, nënë e qytetare, dënoj çdo formë diskriminimi, në çdo relacion, e posaqërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, te cilët duhet t’i rrisim me dashuri e barazi në çdo hap të jetës!”/FolDrejt/