Dy yjet e tenisit botëror, Naomi Osaka dhe Rafael Nadal njoftuan se nuk do të jenë të pranishëm në Wimbledon, në turneun më të vjetër të tenisit Grand Slam, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Agjenti i Osakës, Stuart Duguid, shkroi të enjten në një email se kampionia katër herë e titullit Grand Slam ka në plan të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Verore dhe nuk do të konkurronte në Wimbledon. “Ajo po merr ca pushime me miqtë dhe familjen e saj,” shkroi Duguid. “Do të jetë gati për Lojërat Olimpike dhe është e ngazëllyer që do të luajë para tifozëve në vendin e saj.”
Osaka, 23 vjeç ka lindur në Japoni nga një nënë japoneze dhe një baba haitian. Familja e saj u shpërngul në Shtetet e Bashkuara kur ajo ishte 3 vjeç.
Osaka është aktualisht atletja më e paguar dhe ishte Sportistja e Vitit 2020ën. Muajin e kaluar, Osaka u gjobit me 15,000 dollarë kur nuk pranoi të fliste me gazetarët pas fitores së saj në raundin e parë të kampionatit French Open. Një ditë më vonë ajo u tërhoq plotësisht nga turneu, duke thënë se kishte përjetuar “ankth” para se të takohej me median dhe zbuloi se “kishte kaluar periudha të gjata depresioni” raporton Top Channel, percjell Foldrejt.com