Poezi nga Pranvera Qerimi
Edhe hëna atë natë nuk doli,
si duket dikush e zemëroi.
Edhe shiu nuk pushoi,
ndoshta atë dikush e mallkoi.
Edhe era sillte lloj-lloj jehone
vetëm atë ta pushtonte.
Mendimet e saj endeshin si huliganë të patrembur.
Askush s’i ndalonte, edhe pse gjumi shpesh tentonte ta mashtronte.
E vetmuar ajo në shtrat nuk ishte,
por ashtu ndihej.
Edhe buza i dridhej,
nganjëherë edhe rënkonte
sytë e saj nuk rridhnin lot,
i mbante me forcë.
Sytë e zinj shtrëngoheshin
e me buzë dhe hundë përqafoheshin
errësira e shoqëronte
kujtimet hera-herës e thumbonin
si gjilpëra pa dashje
njërin gisht disa herë ngacmonte
edhe pse perin t’i ia ofron.
Nata si duket sot i kishte orët e gjata
dielli kishte harruar alarm me vu’
e nata sillte çdo stuhi
si duket dufin filloi me shfry
që askush s’i bëri shoqëri.