Nga departamenti i policisë kufitare njoftojnë se është ndaluar i dyshuari serb pasi transportonte mallra pa dokumente përkatëse.
Malli dhe automjeti janë sekuestruar përkohësisht, kurse i dyshuari është liruar.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull serb dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur tri pako me vaj ushqimor pa dokumente përcjellëse. Me vendim të prokurorit malli dhe automjeti i janë sekuestruar përkohësisht për procedura të mëtutjeshme ndërsa i dyshuari është liruar”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.